Policia e Shtetit ka publikuar rezultatet e 759 aplikantëve që u testuan ditën e sotme për të studiuar në Akademinë e Sigurisë dhe për t’u bërë pjesë e Patrullës së Përgjithshme. Faza e parë e testimit të kryer sot ishte teorik dhe në fazën e dytë do të përzgjidhen konkurentët me pikët më të larta.
Rezultatet u publikuan në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Kujtojmë se testimi i 759 aplikantëve u përshëndet dhe nga Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano. Provimi u krye me dy grupe (ora 7:00 dhe ora 12:00) në Pallatin e Kongresve.