Kronike24 Janar 2023, 18:16

Aksident fatal në Fushë Kuqe, humb jetën një dy vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Kuqes, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në kryqëzimin e Fushë Kuqes.

Mësohet se në aksident është përfshirë makina që drejtohej nga Endri Toma dhe një tjetër mjet me shofer Albi Rexhepin. Për pasojë kanë mbetur të plagosur Albi Rexhepi dhe pasagjerja Imelda Rexhepi

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç.


smile

Kronike #fatal #Fushë Kuqe aksident