Kronike 7 Shkurt 2023, 18:25

Aksident fatal në Tiranë, i riu përplas për vdekje një grua; arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti
Aksident fatal në Tiranë, i riu përplas për vdekje një

Një aksident i rënë ka ndodhur sot në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një grua.

Nga njoftimi i policisë mësohet se 23-vjeçari Marjol Aliko ka përplasur me makinë shtetasen e cila është dërguar me urgjencë në spital ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërkohë mësohet se i riu është arrestuar nga policia. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.02.2023, në orën 16:00, në bulevardin Zhan D’Ark, shtetasi M. A., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetase, ende të paidentifikuar, e cila si pasojë ka ndërruar jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kronike aksident ambulanca