Sport 3 Korrik 2022, 17:11

Aksident i frikshëm në Formula 1, përfshihen 5 pilotë, një goditje në startin e garës “fluturon” pilotin në ajër (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i frikshëm në Formula 1, përfshihen 5 pilotë,

Aksident i frikshëm në Formula 1, përfshihen 5 pilotë, një goditje në startin e garës “fluturon” pilotin në ajër (Video)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në startin e Çmimit të Madh të Britanisë. Pas nisjes janë përplasur plot 5 makina. Në aksident u përfshinë Xhorxh Rasëll, Albon, Okon, Tsunoda dhe Zhou. 

Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa, e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndalur disa metra më larg e përmbysur. 

Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit, të cilët menduan më të keqen, por raportimet nga drejtuesit e garës thonë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe po transportohet drejt spitalit për të kryer disa kontrolle. 

Atenção às mentes mais impressionáveis. O piloto saiu bem dali. Podem partilhar sem problemas morais.
??????????? pic.twitter.com/1Eq1IiUMAO

— ▄▀▄▀ ??? Mu̷n̷d̷i̷a̷l̷ ̷ F͓̽1͓̽ ▄▀▄▀ (@f1rtp) July 3, 2022

Sport Formula 1 piloti kinez