Kronike 3 Dhjetor 2022, 18:11

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Elbasan, makina përplas për vdekje kalimtarin

Shkruar nga Pamfleti

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Palmanovës, në autostradën Tiranë-Elbasan, ku një makina ka përplasur një kalimtar i cili ka  gjetur  vdekjen e menjëhershme.

Kalimtari i cili humbi jetën mësohet të jetë Mevlan Shehu, 33-vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte shtetasi Berat Beciri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në Mullet.

Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.“, njofton policia.


smile

Kronike aksident tirane-elbasan