Kronike 9 Dhjetor 2022, 19:40

Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje 45-vjeçarin 

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Elbasan, makina përplas për vdekje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin Elbasan-Metalurgjik.

Nga informacionet paraprake raportohet se një automjet ka goditur për vdekje një person, bëhet fjalë për Genc Fero 45 vjeç.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Në përditësim…

Kronike #45 vjeçarin Makina përplas