Kronike28 Nëntor 2022, 09:05

Aksident i rëndë në Itali, 7 persona të plagosur; mes tyre një 23-vjeçar shqiptar

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Itali, 7 persona të plagosur; mes tyre

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në hyrje të nënkalimit në via Dal Cero në Verona, ku kanë mbetur të plagosur 7 persona. Pak para mesnatës, tre makina janë përplasur kokë më kokë për shkaqe që po hetohen nga policia lokale, e cila ka ndërhyrë në vendngjarje me të gjitha ekipet në detyrë.

Në aksident janë përfshirë një Fiat Cinquecento që drejtohej nga një shtetas shqiptar 23 vjeç, një Renault Modus që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Verona dhe një Toyota Yaris që drejtohej nga një 60-vjeçar po nga Verona.

4 të plagosur në gjendje më të rëndë. Brigada e Zjarrfikësve ishte gjithashtu në vend për të çliruar të plagosurit.

Kronike aksident