Kronike13 Shtator 2022, 17:16

Aksident i rëndë në Korçë/ Traktori përplas motorin, 2 të vdekur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Korçë/ Traktori përplas

Foto Ilustruese

Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Zëmblak, në Korçë. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një traktor është përplasur me një motor, dhe për pasojë kanë mbetur në vdekur drejtuesi i motorit dhe një grua që po lëvizte si pasagjere në zetor, Arjan Xhuti dhe Hatixhe Kulla.

Ende nuk dihen detajet e plota të aksidentit. Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Më datë 13.09.2022, rreth orës 17:00, në rrugën dytësore Zvezdë-Zëmblak, janë përshirë në një aksident rrugor mjeti tip motor me drejtues shtetasin A. Xh., 46 vjeç, me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin I. K., 37 vjeç dhe pasagjere shtetasen H. K., rreth 58 vjeçe. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë drejtuesi i motorit A. Xh. dhe pasagjerja e mjetit bujqësor shtetasja H. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit”, sipas policisë.

Kronike aksident Korçë kronike Viktima