Bota16 Nëntor 2018, 19:49

Aksident i rëndë në Kosovë, tre të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre edhe ambasadorja turke

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Kosovë, tre të vdekur dhe

Aksident i rëndë në Kosovë, tre të vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre edhe ambasadorja turke

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe katër persona janë lënduar në aksidentin ku është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florije Ahmeti.

“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar ne aksidentin qe ndodhi sonte ne fshatin Mramor”.

Policia ka konfirmuar  se para një ore në aksidentin e rëndë që u përfshinë tri vetura kanë humbur jetën tre persona, katër të tjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor.

“Rreth ores 17:00 ne magjistralen Prishtine – Gjilan, saktesisht me fshatin Mramor, ka ndodhur nje aksident trafiku ku jane perfshire tri automjete, tha Ahmeti më herët.

Në këtë aksident është përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Mësohet se edhe ambasadorja ka marrë lëndime trupore dhe po trajtohet në QKUK.

Rajoni Aksident i rëndë në Kosovë mes tyre edhe ambasadorja turke tre të vdekur dhe katër të plagosur