Kronike16 Tetor 2019, 22:29

Aksident i rëndë në Milot, makina goditi viktimën e u largua, trupi u shtyp nga disa mjete të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Milot, makina goditi viktimën e u

Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë, ku mësohet se një person ka humbur jetë. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.

Viktima bëhet me dije se është Mark Lleshi. Nga vendngjarja bëhen me dije disa detaje tronditëse. Makina që ka aksidentuar këmbësorin është larguar dhe për shkak të errësirës makinat e tjera që kanë kaluar e kanë shtypur trupin e të ndjerit.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.

Kronike