Kronike 8 Dhjetor 2022, 22:24

Aksident i rëndë në Shkodër, 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit; ndërron jetë rrugës për në spital

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Shkodër, 38-vjeçari humb

Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër – Koplik. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i makinës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:00, tek rreth rrotullimi Koplikut, ku dyshohet se 38-vjeçari M.L ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën rrugës për në spital.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Kronike aksident Shkodër