
Mbrëmjen e shkuar, në zonën e Freskut më Tiranë është regjistruar një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari.
Policia bën me dije se në aksident është përfshirë një makinë dhe një motomjet, dhe për pasojë përplasja ka rezultuar fatale për të riu Enio Saliaj.
Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
“Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.