Mbrëmjen e sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku për pasojë ka humbur jetën një punonjës i policisë.
Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete në hyrje të qytetit bregdetar dhe fatkeqësisht ka humbur jetën 50-vjeçari, Nuri Malaj, i cili ishte punonjës policie.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mësohet se viktima ka mbetur i bllokuar në makinë, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe policia po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.