Kronike29 Mars 2022, 17:31

Aksident me vdekje në Lushnjë; “Benz”-i përplaset me motorin, viktima një 50-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti
Aksident me vdekje në Lushnjë; “Benz”-i përplaset me

Foto Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë, ku viktima është një 50-vjeçar.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30, në fshatin Stan Karbunarë, Lushnjë.  Mësohet se, drejtuesi i një mjeti tip “Benz”, A. V., 31 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin T. Z., 50 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kronike Aksident ne lushnje kronike viktime