Kronike 8 Gusht 2022, 11:10

Aksident në aksin Lezhë - Shkodër, 7 të plagosur; mes tyre 4 në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë është raportuar në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Kallmetit. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, një “Audi” me targa të Kosovës ka bërë një parakalim të gabuar, duke u përplasur me një “Fuoristradë Mitsubish” me targa greke.

Nga përplasja kanë mbetur 7 persona të plagosur, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mes të plagosurve në gjendje kritike është një fëmijë, një burrë dhe dy gra. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Dy automjetet e bëra copë-copë kanë dalë nga rruga. Ndërkaq, si pasojë e aksidentit është bllokuar trafiku në të dyja anët dhe lëvizja e automjeteve është devijuar në aksin e vjetër Kallmet-Dajç. Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kronike Aksident në aksin Lezhë-Shkodër kronike te plagosur