Aktualitet 6 Dhjetor 2022, 18:48

Aksident në aksin Shkozë-TEG, ndërron jetë një person

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në aksin Shkozë-TEG, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ende të paidentifikuar, ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkozë-TEG.

Një makinë ka goditur një shtetas të pa identifikuar, ç ka ka bërë që ai të ndërronte jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aktualitet aksident ndërron jetë person Tiranë