Bota17 Shkurt 2019, 19:16

Aksident në Bulqizë, 3 të plagosur, një niset drejt Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Bulqizë, 3 të plagosur, një niset drejt

Aksident në Bulqizë, 3 të plagosur, një niset drejt Tiranës

Një aksident me pasojë tre të plagosur ka ndodhur sot në rrugën që lidh Bulqizën me Peshkopinë.

Aksidenti ka ndodhur ne afërsi te pishave në Fushë-Bulqizë . Dy të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës.

Njëri prej të plagosurve për shkak të plagëve të rënda është dërguar me autoambulancë në drejtim të Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Burime nga policia bëjnë të ditur se shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, duke bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.

Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Rajoni