Një aksident i rëndë është regjistruar në Fushë Krujë.
Mësohet se mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin B. M., rreth 55 vjeç.
Mësohet se si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës 55-vjeçari Besnik Masha, ka mbetur i plagosur rëndë. Masha është dërguar menjëherë me urgjencë drejt spitalit Ushtarak, ndërsa drejtuesi i fugonit është ndaluar nga policia.
Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të zbardhur më tej shkaqet e aksidentit.
Krujë/Informacion parapra
Më datë 27.11.2020, rreth orës 17:30, në Bubq, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me një çiklomotorr me drejtues shtetasin B. M., rreth 55 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.