Një aksident është raportuar ditën e sotme në Lezhë. Mësohet se një fugon pasagjerësh ka rënë në përroin e Manatisë në Lezhë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Ngjarja është regjistruar pranë tregut të Lezhës
Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka harruar të vendosë mjetin në frena i cili më pas ka rrëshqitur duke rënë në ujë.
Furgoni ka rënë në momentin që është parkuar në afërsi të tregut ku ndodhet edhe një parking i vogël ku qëndrojnë mjetet e transportit publik.
Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po punohet për nxjerrjen nga uji të fugonit.