Kronike 1 Shkurt 2023, 09:02

Aksident në Lezhë, makina përplaset me shtyllat anësore dhe përmbyset; plagoset shoferja

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Lezhë, makina përplaset me shtyllat anësore dhe

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në rrugën dytësore Lezhë-Rrile. Një automjet Benz me të cilin udhëtonte një grua ka humbur kontrollin dhe përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.

Mësohet se për pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Kronike Aksident në Lezhë