Ditën e sotme një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.
Një automjet është përmbysur si pasojë e qarkullimit me shpejtësi të lartë. ai doli nga rruga dhe përfundoi në “Përroin e Babjes”.
Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Raportohet se dëshmitarët thonë se automjeti është rrotulluar 10 metra oposhtë rrugës, ndërkohë që shoferi ka shpëtuar duke qenë se është hedhur nga makina para se ajo të përfundonte në përrua.
Nxjerrja e automjetit nga shtrati i përroit është bërë me vështirësi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Pamje nga aksidenti