Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin e autostradës Mamurras – Fushë Krujë pranë Thumanës.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një person ende i paidentifikuar është përplasur nga një mjet, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë së qarkullimit rrugor. Ende nuk dihen rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë.