Kronike20 Gusht 2018, 19:25

Aksident në Tiranë, makina përplas 9-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Tiranë, makina përplas 9-vjeçarin

Aksident në Tiranë, makina përplas 9-vjeçarin

Një 9-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë. Mësohet se i mituri është përplasur nga një makinë që drejtohej nga Gentjan Hyka.

Pas përplasjes 9-vjeçari është dërguar në spital me një makinë të rasti, ndërkohë është bërë shoqërimi në komisariat i drejtuesit të mjetit.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.08.2018, rreth orës 17:00,  në Shkozë, mjeti me targë AA 644 Sl, me drejtues shtetasin G. H., ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 9 vjeç.

Aktualisht fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin G. H., po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Kronike 9-vjecari aksident Makina Tiranë