Një aksident i rëndë është regjistruar mesnatën e sotme (28 nëntor), ku autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë është përplasur me një mjet tip “Golf 5”.
Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e aksidentit ka vdekur pacientja 42- vjeçare, Anila Berdaku, ndërsa shoqëruesja e saj dhe shoferi i autoambulancës shtetasi Ilir Shullazi ndodhen në gjendje të rëndë te Spitali i Traumës.
Autoambulanca ishte nisur nga qendra shëndetësore Fushë Krujë në drejtim të Tiranës, për urgjencë mjekësore, por në vendin e quajtur Kthesat e Rinasit u aksidentua.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.