Kronike14 Shtator 2022, 18:08

Aksident tragjik në Francë, humbin jetën dy shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Francë, humbin jetën dy shqiptarë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Francë. Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në Evires, komunë e Filliere, në Francë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra -tjetrën.

Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, që më pas ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një makinë që po afrohej.

Në një prej makinave po udhëtonin dy meshkuj të moshës 33 dhe 44-vjeç me origjinë shqiptare të cilët kanë vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj, të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë.

Kronike aksident francë