Sport22 Janar 2023, 21:11

Aksident tragjik në Itali, futbollisti shqiptar humb jetën në moshën 22-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Itali, futbollisti shqiptar humb jetën në

Aksident tragjik në Itali, futbollisti shqiptar humb jetën në moshën 22-vjeçare

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Kalji, ndërsa viktima është identifikuar si Petrit Jashari, 22-vjeç, i cili ka qenë edhe futbollist, pasi ka luajtur me të rinjtë e Gubios, Sienas dhe Arecos.

Mediat italiane raportojnë se për arsye ende të paqarta, i riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Kantianos.

Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës, duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Jashari, me origjinë shqiptare, jetonte në Maxhione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubios, Sienas dhe Arecos.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Sport futbollisti shqiptar Petrit Jashari