Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën afër Golemit. Një motorist 50-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një furgon.
E plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjerja L.Gj e cila u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.