Kronike 6 Gusht 2022, 11:27

Aksident tragjik në Korçë, "Benzi" përplas për vdekje 72-vjeçaren

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Korçë, "Benzi" përplas

Aksident tragjik në Korçë, "Benzi" përplas për vdekje 72-vjeçaren

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Një makinë tip “Benz” ka përplasur për këmbësore 72-vjeç, e identifikuar si Milkë Kroza.

Si pasojë e plagëve të marra 72-vjeçarja ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Informacion paraprak

Më datë 06.08.2022, rreth orës 10:20, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Lumalas, Korçë, shtetasi F. U., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur shtetasen M. K., rreth 72 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Kronike aksident Korçë Makina Perplasje Pogradec