Kronike 2 Shkurt 2023, 09:40

Aksident tragjik në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri; përfundojnë në spital dy shoferët

Shkruar nga Pamfleti
Aksident tragjik në Tiranë, ndërron jetë pasagjeri;

Pamje nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku për pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar.

Makina me drejtues Egzon Murataj u përplas me automjetin me drejtues Murat Dorezi.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri që ndodhej në automjetin me shofer Muratajn, Avni Gjuni ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dy drejtuesit e mjeteve, Egzon Murataj dhe Murat Dorezi ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Kronike aksident Tiranë