Sport 3 Korrik 2022, 19:48

Aksidenti i frikshëm në Formula 1, piloti i Mercedesit lë garën për të ndihmuar kundërshtarin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i frikshëm në Formula 1, piloti i Mercedesit lë

Aksidenti i frikshëm në Formula 1, piloti i Mercedesit lë garën për të ndihmuar kundërshtarin (Video)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur sot në Formula 1. Në startin e Çmimit të Madh të Britanisë dy pilotët, Rasëll dhe Guani Zhu përfshinë në një përplasje kaotike. Piloti kinez pësoi një goditje të fortë nga mbrapa, e cila bëri që makina e tij të humbte kontrollin dhe të “fluturonte” në ajër duke u ndalur disa metra më larg e përmbysur. 

Pamjet e para lanë të shtangur shikuesit të cilët menduan më të keqen. Piloti i Mercedes, Xhorxh Rasëll u shqetësua menjëherë për Zhou dhe pamjet treguan se doli nga makina dhe iu drejtua menjëherë pilotit tjetër, i cili ndodhej i bllokuar pas aksidentit, hoqi automjetin e tij dhe i drejtohej shokut të tij, i cili ishte bllokuar. 

first instinct was to help zhou we dont deserve george ? pic.twitter.com/FWvsKQhBxn

— ? blue (carlos’ win version) (@cssainz) July 3, 2022

Për fatin e mirë, raportimet nga drejtuesit e garës thonë se piloti i “Alfa Romeo”-s ndodhet në gjendje të mirë dhe u transportua drejt spitalit për të kryer disa kontrolle. 

I’m ok, all clear. Halo saved me today. Thanks everyone for your kind messages! pic.twitter.com/OylxoJC4M0

— 周冠宇 | Zhou Guanyu ?? (@ZhouGuanyu24) July 3, 2022

Sport Çmimi i Madh i Britanisë Formula 1