Aktualitet 9 Maj 2022, 07:56

Aksidenti i rëndë në Tiranë, reagon Erion Braçe: Të fortët sillen si Zot në rrugë, paraja i nxjerr mbi ligjin

Shkruar nga Pamfleti
Aksidenti i rëndë në Tiranë, reagon Erion Braçe:

Aksidenti i rëndë në Tiranë, reagon Erion Braçe: Të fortët sillen si Zot në rrugë, paraja i nxjerr mbi ligjin

Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste, ka reaguar i revoltuar në lidhje me aksidentin që ndodhi mesditën e djeshme në Tiranë. Ajas Sulejmani, 39-vjeçari me një makinë luksoze, përplasi një çift dhe foshnjën e tyre 3 muajsh, teksa po kalonin në vijat e bardha.

Braçe thotë se ka kohë që në rrugët e kryeqytetit sillen si “Zot” të fortët me makina të shtrenjta. Paraja e madhe u jep status mbi çdokënd tjetër, madje dhe mbi ligjin, vijon ai.

‘Tmerr! Sepse u bë kohë që, në rrugët e Tiranës sillen si zot të fortët, këta me këto makina, të shtrenjta e që paraja e madhe ju jep një status mbi çdokënd tjetër, në kufijtë e të drejtës për të shtypur; mbi ligjin po e po; Ecin si te duan, ndalojnë ku të duan, parkojnë dysh e tresh ku të duan, posaçërisht para lokaleve ku ulen e ku doemos duhet të kenë si pamje ata, por edhe gjindja, makinën status; pa pyetur për kërkënd, edhe 200 metër larg në çdo drejtim nga godina e Qeverisë’, shkruan Erion Braçe.

Tirana Erion Braçe Tiranë