
Aksidenti me vdekje në portin e Durrësit, policia arreston tre persona; mes tyre edhe drejtuesi i mjetit që goditi 19-vjeçarin
Tre punonjës të firmës së përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit janë arrestuar për aksidentin që i mori jetën një 19-vjeçari këtë të premte.
Përmes një njoftimi, policia e Durrësit bën me dije se një nga të arrestuarit, shtetasi me inicialet N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë, i cili dyshohet të ketë goditur me mjetin e punës viktimën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:
-R. B., 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit.
-N. V., 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë.
-B. T., 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi R. B. është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi N. V. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë Durrës.
Lexo edhe:
U aksidentua në punë, humb jetën punëtori 19-vjeçar në Portin e Durrësit