Është identifikuar dhe viktima e dytë e aksidentit tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 24-vjeçaren Roxhesa Klironomi banuese në lagjen nr. 5 Durrës, e cila nuk nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip “Ford”, duke ndërruar jetë.
Bashkë me të, ndërroi jetë dhe pasagjerja Silva Gjergji, 26-vjeçe, nga Rubiku, ndërsa drejtuesi i automjetit Arbër Tivari, 26 vjeç, mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.