Aksidenti i ditës së sotme në Bullgari ishte një tragjedi e vërtetë. Një autobus me turistë nga Maqedonia e Veriut, u përfshi në një aksident, ku humbën jetën 46 persona dhe mbetën të lënduar 8 të tjerë.
Mediat në Maqedoninë e Veriut, shkruajnë se në mes të viktimave është dhe një familje, Ahmeti me origjinë shqiptare.
Nga kjo familje, kanë humbur jetën 4 persona, prindërit dhe 2 fëmijët binjakë, përkatësisht Avni Ahmeti, i datëlindjes 1985, Xhihan Ahmeti, i datëlindjes 1986, Alban Ahmeti, i datëlindjes 2017 dhe Luan Ahmeti i datëlindjes 2017.