Aktualitet27 Janar 2023, 11:08

Aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin në Elbasan, kapet pas 5 ditësh autori

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentoi për vdekje 20-vjeçarin në Elbasan, kapet pas 5

Policia e Elbasanit ka zbardhur aksidentin e datës 23 janar, nga ku një 65-vjeçar aksidentoi për vdekje një 20 vjeçar.

Pas hetimeve të thelluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi të riun.

Në pranga është vënë shtetasi A.D, 65 vjeç Aristir Dimo, banues në Fier.

 “Zbardhet aksidenti rrugor me pasojë vdekjen e një 20-vjeçari, i ndodhur më datë 23.01.2023, në unazën e qytetit. Aksidentoi me pasojë vdekjen 20-vjeçarin dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas hetimeve të thelluara dhe punës profesionale nga shërbimet e Policisë Rrugore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i autorit. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas, mbrëmjen e datës 23.01.2023, në unazën e qytetit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F. S., 20 vjeç, banues në Elbasan, i cili po lëvizte me këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Aktualitet Autor Elbasan pranga