Policia e Elbasanit ka vënë në pranga autorin e aksidentimit me vdekje të 83-vjeçarit Alush Sinkolla, ngjarje e ndodhur me 11 janar të këtij viti, në segmentin rrugor fshati Thane-Elbasan.
Për të fshehur ngjarjen, Avni Hysa e hodhi viktimën në kanal dhe u largua. Pas 10 ditësh ka bërë të mundur arrestimin e tij, duke sekuestruar dhe mjetin “Audi” me të cilin Hysa aksidentoi 83-vjeçarin nga Cërriku.
“Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. H., 48 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, i cili dyshohet se ka goditur me mjetin e tij tip “Audi”, dhe ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës, pasi ka hequr nga vendi i ngjarjes shtetasin e aksidentuar A. Sh., 83 vjeç, banuese në Cërrik dhe e ka hedhur në një kanal me qëllim fshehjen e ngjarjes”. Grupi hetimor vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore.