Politike10 Shkurt 2022, 10:37

‘Akt falsifikimi’, Meta: Përmes një procedure mafioze Kuvendi u përpoq të bënte grusht shteti

Shkruar nga Pamfleti
‘Akt falsifikimi’, Meta: Përmes një procedure mafioze

'Akt falsifikimi', Meta: Përmes një procedure mafioze Kuvendi u përpoq të bënte grusht shteti

Presidenti Ilir Meta publikon një pjesë të deklaratës së mbajtur një ditë më parë në konferencë, prej ku akuzoi qeverinë dhe Kuvendin për një tentativë grushti shteti ndaj tij, teksa theksoi se ka kallëzuar penalisht Kuvendin për falsifikim, lidhur me procedurën për shkarkimin e tij.

Në një video-mesazhin e publikuar sot, Kreu i Shtetit thekson mes të tjerash se “Ky akt falsifikimi, kjo procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të finalizuar një GRUSHT SHTETI KUNDËR KREUT TË SHTETIT”.

Mesazhi i Presidentit Meta:

Ky krim, ky falsifikim, tregon shumë qartë jo vetëm se si ka funksionuar Kuvendi një partiak para 25 Prillit, por edhe dramën se si po funksionon edhe ky Kuvend me opozitë.
Ky akt falsifikimi, kjo procedurë mafioze, nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të finalizuar një GRUSHT SHTETI KUNDËR KREUT TË SHTETIT.
Çfarë mund të thuash për letrat që kërkojnë banorët e 5 Majit?
Çfarë garancie kemi ne, si qytetarë të Republikës, që ligjet që votohen në Kuvend, zbardhen besnikërisht?
Çfarë garancie kemi ne, që pronat, hipotekat dhe çdo gjë që u takon qytetarëve shqiptarë nuk falsifikohen?

Politike falsifikim Grusht Shteti Ilir Meta Kuvendi