Politike30 Qershor 2022, 18:25

Akti normativ për ndërtuesit, Kryemadhi: Do përfitojnë kompanitë e inceneratorëve

Shkruar nga Pamfleti
Akti normativ për ndërtuesit, Kryemadhi: Do përfitojnë

Opozita ka lëshuar kritika për aktin normativ lidhur me kompensimin e materialeve të ndërtimit. Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se do të përfitojnë kompanitë e inceneratorëve.

Sipas janë 189 mln euro përvetësim i paligjshëm i kompanive që kanë punuar për inceneratorët.

Dyshimi fillon kush dot ë jetë instrumenti që do kontrollojë faturat. Nga eksperienca ime, që kemi bërë me inceneratorët, po ju jap një shifër që e kam zyrtare. Skema e kompanive të krijuar për evazion fiskal dhe do ti drejtohet edhe SPAK për tu bashkangjitur padive të tjera, për përvetësim të paligjshëm të TVSH është 189 mln dollarë vetëm kompani që kanë punuar me inceneratorët. Pra në këtë kompani janë 99.9% të kompanive që përfitojnë nga ky akt normativ. Këto janë me fatura dhe data, këto kompani kanë blerë miell, vaj, sheqer oriz, kripë dhe kanë shitur zhavorr dhe beton. Ka tre grupe në të. Është grupi i bizneseve që nuk përballojnë dot tatimin mbi fitimin, i shmangin TVSH. Ka një grup tjetër që përfitojnë 300 mln euro koncesionin dhe grabisin paratë nga buxheti i shtetit, janë edhe kompanitë e tjera që janë të lidhura me inceneratorët”, tha ajo.

Kryetarja e LSI foli edhe me emra. “Një biznes prej 17 mln eurosh e ka blerë Vezir Brahaj dhe Shkelqim Meta. Një biznes tjetër prej 7 mln dollarësh, 10 mln dhe 14  e ka blerë një zonjë që është 95 vjeçe dhe një zotëri që është 94 vjec. Këta dy të moshuar kanë blerë biznese prej 35 mln euro”, tha Kryemadhi.

Politike inceneratorë Kryemadhi Kuvend