Aktualitet13 Mars 2022, 11:48

Aktivisti i përgjigjet Ramës: Turp është të tallesh me njerëzit

Shkruar nga Pamfleti
Aktivisti i përgjigjet Ramës: Turp është të tallesh me

Në protestën që po mbahet para Kryeministrisë qytetarët dhe aktivistët kanë nisur të marrin fjalën njëri pas tjetrit. Aktivisti Migen Qiraxhi ju përgjigj akuzave të kryeministrit, që e cilësoi të turpshme protestën.

“I themi kryeministrit se turp është të tallesh me njerëzit e tu. Turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai. Turp është kur në Ukrainë funksionon shteti dhe në Shqipëri paralizohet, kur bombat bien në Ukrainë dhe viktimat janë në Shqipëri. Turp është të mos i japësh shëndetësi, arsim qytetarëve, ti mbash të varfër, më të varfrit në rajon. Pasuria e së cilës është më e varfra në rajon”, tha ai.

Aktualitet #Prosteste #migen qiraxhi