Aktualitet 5 Tetor 2022, 22:35

Aktivisti: Pedagogët që nuk erdhën sot në protestë, ju vjedhin paratë studentëve

Shkruar nga Pamfleti
Aktivisti: Pedagogët që nuk erdhën sot në protestë, ju

Aktivisti Rigels Xhemollari, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se pedagogët që nuk erdhën sot në protestë u vjedhin lekët studentëve.

Ndër të tjera, Xhemollari u shpreh se në protestë nuk erdhën, vetëm rektorët, dekanët dhe bordet e administrimit, ndërsa shtoi se këto të fundit po u bëjnë shantazh dhe pedagogëve.

Sot nuk ishin në protestë rektorët , dekanët , shefat  dhe bordet e administrimit. Këta nuk duan rroga të larta? Pse nuk dolën sot në protestë. Pedagogët thanë se po na shantazhojnë rektorët. Këta nuk dalin se janë persona që bashkëpunojnë me bordet”, tha ai.

Aktualitet pedagogë Xhemollari