Showbiz 4 Janar 2019, 08:34

Aktori i ‘Portokallisë’ jep lajmin e hidhur, humb njeriun e shtrenjtë: Më këpute shpirtin

Shkruar nga Pamfleti
Aktori i ‘Portokallisë’ jep lajmin e hidhur, humb njeriun e

Aktori i Portokallisë Marin Orhanasi ka dhënë lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të një njeriu shumë të shtrenjtë për të. Përmes një postimi në rrjetet sociale aktori lajmëron se xhaxhai i tij ka ndërruar jetë.

Në këtë moment të vështirë për të, Marini ka zgjedhur fjalët më prekëse për njeriun e tij të dashur.

Postimi i aktorit

Me dhimbje e hidherim ju njoftoj se Xhaxhai im nderroi jete. Xhaja Xheni ma kepute shpirtin. Jam pa fjale, por meriton te them shume per ty. Mbaj mend qe me hipje ne preher qysh femije e me beje xhiro me Ifë, me leje edhe timonin.

Me leje celesat te luaja ne kabinen e makines kur rrije me babin e te dy pinit ndonje gote. Paçka se alkoli eshte i keq e ju demtoi, ju shkonte shume. Burra qe rrinit bukur ne tavoline. Sa bukur t’ju shihje e degjoje. Punetor i palodhur gjithe jeten tende.

I mrekullueshem me te gjithe. Zemermire dhe i dashur. Garip e fjale-embel. Do na mungosh te gjitheve o Xhen. Avit, halles, Albit e mua. Shpresoj dhe e lus Zotin te te meshiroje e te te dhuroje Xhenetin o rob Zoti. ☝️ Lamtumire o burre i bardhë.

Luan Orhanasi 1946- 2019. Per te gjithe ju qe do na ngushelloni e na keni ngushelluar, familjarisht ju falenderojme nga zemra e ju urojme vec per te mira.

Showbiz aktor marin orhanasi