Showbiz26 Shtator 2018, 12:34

Aktori i ‘Portokallisë’ kërkon grua, zbulon karakteristikat e princeshës së ëndrrave: Goca jam beqar

Shkruar nga Pamfleti
Aktori i ‘Portokallisë’ kërkon grua, zbulon

Aktori i 'Portokallisë' kërkon grua, zbulon karakteristikat e princeshës së ëndrrave: Goca jam beqar

Aleksandër Grami është një nga aktorët më të dashur për publikun shqiptar. Edhe pse në moshë të re dhe shumë pak kohë në skenë ai ka arritur të bëhet një nga aktorët më të dashur për shqiptarët. E kemi parë së fundmi në ‘Portokalli’ ku laun rolin e një lëneshë që është në kërkim të dashurisë por jo vetëm në rol.

Aleksandri e ëndërron një gjë të tillë edhe në të vërtetë. I ftuar në emisionin Rreze dielli Aleksandri ka treguar se është beqar dhe gjithashtu ka folur për vajzën e ëndrrave të tij duke u shprehur:
‘Tani jam beqar, jam një “lëneshë”….goca ju dua shumë. Me kaçurrela, dhe e qeshur, më pëlqejnë kaçurrelat. Brune më pëlqen më shumë, por nuk e kam problem se flokët lyhen, por mbi të gjitha të jetë e qeshur.’

Gjithashtu është pyetur nëse pesha e pengon në lidhje me vajzat por aktori është shprehur se nuk e mendon një gjë të tillë pasi e pëlqen veten ashtu siç është.

‘Të gjithë më thonë dobësohu. Por, jo jam rehat, po të dobësohesha nuk do ishte keq, tentojmë ndonjëherë palestrën. Nuk e kam problem që jam i shëndoshë, unë madje bëj fletën.’-është shprehur ai.

Showbiz aleksandër grami Grua