Aktualitet 9 Mars 2023, 17:18

Dosja e SPAK/ Si Xhaçka dhe Rama i dhanë Artan Dulakut për 1 euro bazën detare të Sarandës, i zhytur dhe Bajram Begaj

Shkruar nga Pamfleti

Dosja e SPAK/ Si Xhaçka dhe Rama i dhanë Artan Dulakut për 1

Në dy padi të depozituara nga Meçollari, thuhet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, përfshi ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe presidentin e ri, Bajram Begaj, pasi kanë lejuar ndërhyrje në disa prona të veçanta për të cilat duhet marrë më parë miratimi i Presidentit....

Afera me pronat e ushtrisë mund të fundosë nivelet më të larta të pushtetit. Sot Prokuroria e Posaçme konfirmoi se ka nisur hetimet për privatizimin e bazës ushtarake në Sarandës, duke marrë në pyetje gjeneralin Bardhyl Kollçaku dhe ish-zëvendës shefin e forcave detare, Artur Meçollari. Ky i fundit bëri një padi, pasi konstatoi shkelje me privatizimin e bazës, duke e hequr atë nga pronat e ushtrisë.

Skandali në fjalë është denoncuar disa herë nga “Pamfleti” dhe SPAK nëse ka këllqe, duhet t’i kërkojë llogari Olta Xhaçkës, e cila ishte ministre e Mbrojtjes në atë kohë. Ndërkohë i zhytur duket se është edhe Bajram Begaj, i cili ka qenë kreu i Shtabit të FA në atë kohë.

Në dy padi të depozituara nga Meçollari, thuhet se zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë kanë shpërdoruar detyrën, përfshi ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe presidentin e ri, Bajram Begaj, pasi kanë lejuar ndërhyrje në disa prona të veçanta për të cilat duhet marrë më parë miratimi i Presidentit.

Meçollari i akuzon ata, se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me dy aktivitete private të lejuara në pronat në Planin e Vendosjes dhe të Përhapjes, siç njihen zonat ku janë të dislokuara forcat detare. (Këto prona janë pjesë e strukturës dhe kërkesave operacionale të Forcës Detare) Çdo ndryshim i këtyre pronave bëhet me propozim të Ministrit të Mbrojtjes dhe miratohet nga Presidenti. Zoti Meçollari, në dy kallëzimet e tij, thotë se ndryshimet në plan janë bërë pa marrë miratimin e Presidentit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në lidhje me dhënien me qira të bazës detare në gjirin e Limionit në Sarandë, rezulton se në vendimin numër 514 të Këshillit të Ministrave, parashikohet dhënia e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifë 1 euro /kontrata ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës, për pasurinë shtetërore me sipërfaqe të përgjithshme rreth 265 mijë metër katror. Pas shoqërisë qëndron Artan Dulaku. Brenda këtij territori ndodhet dhe një pronë me sipërfaqe rreth 39 mijë metra katror me numër 696, që sipas Zotit Meçollari, bën pjesë në planin e vendosjes dhe të përhapjes, për dhënien me qera të së cilës, duhet marrë më parë miratimi i Presidentit të Republikës.

Pra prona i është falur Artan Dulakut. Por kush është oligarku që ka marrë të gjithë bazën detare me 1 euro për 20 vite?

Në vitin 2018, “Pamfleti” ngriti shqetësimin që Edi Rama po i jepte portin e Sarandës për 20 vite Dulakëve që janë pronarë të Vizion Plus thjeshtë dhe vetëm për mbështetje mediatike. Bëhej fjalë për ish-bazën ushtarake me një sipërfaqe prej 5 370 m2, nga të cilat 90 m2 janë sipërfaqe objekt dhe 5 280 m2 janë sipërfaqe funksionale, në përgjegjësi administrimi të Portit Detar, sh.a., Sarandë.

Kompania në fjalë e cila merr në zotërim koncesionin e rëndësishëm ka si administrator Genci Dulakun, dhe mes ortakëve të firmës figuron edhe Artan Dulaku, ndërtuesi i njohur dhe pronari i televizionit në fjalë. Mbetet të shihet nëse SPAK do e marrë në pyetje ministren Xhaçka, e cila ka falur pronat e ushtrisë pa zbatuar procedurat. /Pamfleti

spak hetime pronat e ushtrise sarande