Anti-Mafia16 Qershor 2023, 11:42

“Faktoje.al” nuk e faktoi dot që shefja e SHISH nuk ishte në Serbi; u përpoq t’i pastrojë damkën

Shkruar nga Pamfleti
“Faktoje.al” nuk e faktoi dot që shefja e SHISH nuk ishte
Vlora Hyseni

Ky portal me “kabllo” te qeveria dhe mediat e Bablokut, thotë se kërkesën për informacion te SHISH e ka dërguar më 6 qershor, dhe përgjigjen e ka marrë brenda ditës, por e ka publikuar pas 4 ditësh, kur Shërbimi Inteligjent i NATO-s i ka kërkuar sqarime drejtoreshës së SHISH për vizitën në Serbi...

Pas “Top Channel”, “Tema” e portalit “Nacionale” të Berat Buzhalës, përpjekje për të pastruar “damkën” e vizitës të shefes së SHISH, Vlora Hyseni në Serbi, bëri dhe portali “Faktoje.al” që vetë-shpallet si “hetues” për verifikimin e dezinformimit,  por dezinformon vetë.

Më 9 qershor, ky portal ka publikuar një lajm, ku thotë se ka verifikuar e ka vërtetuar, që lajmi i publikuar nga “Pamfleti” për  vizitën e drejtoreshës së SHISH në Serbi, nuk është i vërtetë.

Në një shkrim me tekst 100% kopje e shkrimeve të “Top Channel”, “Tema” e portalit “Nacionale” të Berat Buzhalës, portali “Faktoje.al”, thotë se ka kërkuar informacion në SHISH, dhe i ka ardhur përgjigja zyrtare, që shefja e SHISH, Vlora Hyseni nuk ka qenë në Serbi.

Por “Faktoje.al”, nuk e ka faktuar këtë mohim, me publikimin e përgjigjes zyrtare që pretendon se ia ka dërguar SHISH, duke krijuar dyshime të arsyeshme, për një mashtrim mediatik publik, në shërbim të pastrimit të “damkës” serbe që ka shefja e SHISH. Po flasim konkretisht:

- Kërkesën për informacion te SHISH, portali “Faktoje.al” e ka bërë më 6 qershor, dhe për çudi përgjigjen e ka marrë brenda orarit zyrtar të datës 6 qershor, kur në këtë datë, në SHISH nuk ka qenë as drejtoresha Vlora Hyseni dhe as nëpunësit e zyrës së marrëdhënieve me publikun.

“Faktoje.al” nuk e faktoi dot që shefja e SHISH nuk ishte

- Përgjigja e dërguar nga SHISH, është publikuar pas 4 ditësh kalendarike, që jo rastësisht, është 1 ditë pasi Shërbimi Inteligjent i NATO-s, i ka kërkuar sqarime drejtoreshës së SHISH për shkuarjen ose jo në Serbi.

-Portali “Faktoje.al”, thotë se ka marrë përgjigje zyrtare nga SHISH, por nuk ka publikuar dokument me shkresë apo elektronike të tij, sepse bëhet  fjalë për pranim, ose mohim akuze.

Gjithsesi, edhe ky portal e kreu misionin e ngarkuar e të dështuar, për të pastruar “damkën” e drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, megjithëse vetë ajo, prej 18 ditësh nga publikimi i lajmit nga “Pamfleti”, nuk po guxon as personalisht e as si institucion të mohojë vizitën në Serbi.

“Faktoje.al” nuk e faktoi dot që shefja e SHISH nuk ishte

Madje as presidenti Bajram Begaj, me urdhër të kryeministrit Edi Rama, nuk e ka thirrur akoma dhe nuk e pyeti shefen e SHISH as në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sepse e di që ajo ka qenë në Serbi, ndaj nuk reagon.

Pa dashje, një sekret tjetër e ka nxjerrë dhe vetë portali “Faktoje.al” në emër të SHISH, duke thënë se Vlora Hyseni, që nga marrja detyrës e deri sot nuk ka shkuar në Serbi; që lë të kuptohet se ka qenë kur ishte këshilltare e Edi Ramës për sigurinë.

Nëse shefja e SHISH nuk ka qenë në Serbi, ky institucion le të publikojë një përgënjeshtrim   zyrtar me vulë e firmë dhe pastaj do t’i përgjigjemi ne.../Pamfleti

faktoje.al shish serbi