Aktualitet17 Mars 2023, 15:55

Kush është Vlora Hyseni? Nga shkarkimi në Inteligjencën e Kosovës, te pasuria dhe emërimi si këshilltare e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Kush është Vlora Hyseni? Nga shkarkimi në Inteligjencën e

Në shtator të vitit 2021 mediat kosovare njoftuan se ajo ishte emëruar këshilltare e Kryeministrit Edi Rama. Rama e ka marrë atë si këshilltare për çështjet e sigurisë. Si duket tani ajo është popozuar për kryetare të SHISH.

Kryeministri Edi Rama i ka propozuar sot presidentit emërimin e Vlora Hysenit në krye të Shërbimit Informativ Shqiptar. Por kush është Vlora Hyseni?

Në shkurt të vitit 2019 ajo është emëruar zv/kryetare e Agjencisë  së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Ajo u emërua për një mandat pesë vjeçar nga presidenti i asaj kohe, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në qershor të vitit 2021 ajo është shkarkuar nga ky post.  Nga Zyra e Kryeministrit u njoftua se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, morën vendim për shkarkimin e Hysenit.

Vendimi është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit Nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (GZ, Nr. 30, 15 qershor 2008). Vendimi për shkarkim e obligon znj. Vlora Hyseni të bëjë dorëzimin e të gjitha mjeteve dhe materialeve me të cilat ka qenë e ngarkuar. Gjithashtu, znj. Vlora Hyseni, sipas vendimit, obligohet që të ruaj të gjitha informacionet që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës, pavarësisht sesi i është dhënë qasja në to apo si i ka pranuar ato, apo në çfarëdo forme tjetër ka arritur të posedoj informacione të klasifikuara. Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kush është Vlora Hyseni? Nga shkarkimi në Inteligjencën e

Në shtator të vitit 2021 mediat kosovare njoftuan se ajo ishte emëruar këshilltare e Kryeministrit Edi Rama. Rama e ka marrë atë si këshilltare për çështjet e sigurisë. Si duket tani ajo është popozuar për kryetare të SHISH.

Ndërkohë mediat në Kosovë kanë zbuluar dhe pasurinë e saj kur u largua nga AKI. Sipas raporti të deklarimi të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Hyseni ka deklaruar pasuri të paluajtshme me vlerë 900 mijë euro,  si dhe një veturë 18 mijë euro./Pamfleti

Kush është Vlora Hyseni? Nga shkarkimi në Inteligjencën e
Deklarimi i pasurisë

hsyeni rama keshilltare