Aktualitet 9 Prill 2018, 18:00

Shkruar nga Pamfleti

Në çdo lagje të Tiranës dhe në çdo rrugicë të saj, mund të blesh peshk dhe produkte të tjera të detit.

Jashtë çdo lloj kushti higjeno-sanitar, qytetarët e Tiranës bien viktima të tregtarëve ambulantë që sheshin peshkun kudo.

Pedagogu i Veterinarisë, njëherësh ekspert i Sigurisë Ushqimore, Dritan Laci, kadneoncuar përmes rrjetit të tij social një rast flagrant se si tregohet peshku në mes të Tiranës në mes të ditës.

Siç shihet nga fotot, një person me një motor të përshtatur tregon peshk jashtë çdo standardi. Tregtimi në këto kushte nuk është aspak normal, ndëkohë që AKU duket ka harruar aksionet.

Qytetarët janë të pambrojtur ndaj kësaj mënyrë mesjetare të tregëtimit sepse shitja në rrugë apo tregtmi në lokale në këtë mënyrë shëndrrohet në helmim të mundshëm apo burim potencial infeksioni.

Kot nuk thonë se peshku qelbët nga koka. AKU është qelbur nga koka. Drejtori  isaj Agim Ismaili as nuk e vë ujin në zjarr për të nisur kontrollet dhe aksionet për të parandaluar rrezikun që i kanoset konsumatorit shqiptar.

Agimi, vegla e LSI-së, që po kryen me përpikmëri urdhrat e klanit të Monikës, duket se ka blerë edhe gojën e Niko Peleshit, i cili po gërrhet në gjumë, ndërkohë që Agimi i Kristalit po vret shqiptarët përmes ushqimit.

Aktualitet