Diplomatët e huaj vijojnë të mbajnë nën ‘lupë’ situatën politike në vend. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka folur sot nga Durrësi për zgjedhjet e 25 prillit dhe akuzat e opozitës për krime zgjedhore.
Kryediplomati evropian ka ripërsëritur apelin ndaj institucioneve gjyqësore, administratës zgjedhore dhe SPAK të hetojnë parregullsitë, në mënyrë që të mësojmë se çfarë funksionoi dhe çfarë jo më 25 prill.
“Arsyet e turit janë dëgjimi i zërit të komuniteteve, zëri i të cilëve nuk është dëgjuar. Dua të degjoj problematikat edhe për zgjedhjet, cfarë funksionoi e cfarë jo, për t’i bërë zgjedhjet lokale më të mira. Eshte vleresim i mire pjesemarrja e të rinjve që votuan për herë të parë. Kjo është tepër pozitive dhe të rinjte kanë mundësi t’ju dëgjohet zëri. Ne kemi projekte te vazhdueshme me të rinjtë”, ka deklaruar ambasadori Soreca.
I pyetur nga një person me aftësi të kufizuara se “Ku është zëri im, edhe vota jonë mund të jetë vjedhur”, ambasadori Soreca është përgjigjur se “Ne kemi marre pjese ne diten e zgjedhjeve dhe procesin e numërimit. Objektivi ishte te monitoronim proceduren dhe zbatimin e Kodit Zgjedhor. OSBE/ODIHR folën e thanë se zgjedhjet ishin të rregullta e pa probleme. Ajo qe kemi pare eshte se ne qendrat e votimit ka pasur përmiresime ne krahasim me zgjedhjet e meparshme.