Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, “arrest me burg”, për Artur Ballën, kunati biznesmenit Rezart Taçi dhe truprojën e tij, Bledar Lilo, të cilët akuzohen për pastrim parash.
Po ashtu, i përfshirë është dhe Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet për të njëjtën çështje.
Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe 1 zviceran në skemën e pastrimit të parave.