
Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-boksieri profesionist Vitali Klitschko, i është përgjigjur kritikave të presidentit të Ukrainës për masat e marra për të ndihmuar banorët që të përballojnë ndërprerjet e energjisë elektrike, duke i quajtur mosmarrëveshjet në mes të fushatës ushtarake të Rusisë si “të pakuptimta”.
Klitschko tha se 430 “qendra ngrohjeje” po i ndihmonin banorët të përballonin efektet e sulmeve ruse në termocentralet dhe më shumë se 100 të tjera ishin planifikuar në rast të kushteve ekstreme.
Por presidenti Zelensky vuri në dukje javën e kaluar se nuk po bëhej mjaftueshëm nga Bashkia e Kievit, pasi kishte shumë ankesa për masat e miratuara në kryeqytet.
“Nuk dua të përfshihem në beteja politike, veçanërisht në situatën aktuale. Kjo është e pakuptimtë. Kam gjëra për të bërë në qytet”, tha Klitschko në një video të postuar në Telegram.