Showbiz10 Janar 2023, 08:53

Akuzohen për përdhunim e trafik njerëzor, vëllezërit Tate dalin sot para gjykatës

Shkruar nga Pamfleti
Akuzohen për përdhunim e trafik njerëzor, vëllezërit

Akuzohen për përdhunim e trafik njerëzor, vëllezërit Tate dalin sot para gjykatës

Andrew Tate dhe vëllai i tij Tristan do të dalin përballë gjykatës këtë të martë, duke kërkuar që të lirohen nga paraburgimi në Rumani.

Akuzat e ngritura kundër tyre, përqendrohen rreth pretendimeve për përdhunim, trafikim njerëzish dhe krim të organizuar.

Njësia DIICOT e Rumanisë, e cila heton terrorizmin dhe krimet e organizuara, thotë se ka identifikuar gjashtë viktima që ishin subjekt i “akteve të dhunës fizike dhe presionit mendor” duke u “shfrytëzuar seksualisht nga anëtarët e grupit”.

Vëllezërit Tates u arrestuan në shtëpinë e tyre të madhe në një periferi të Bukureshtit dhe u vendosën në qeli në një distancë të shkurtër nga gjykata kryesore e apelit, ku do të paraqiten sot.

Avokatët e vëllezërve do të argumentojnë se ndalimi i tyre është i paligjshëm dhe se pasuritë duhet t’u kthehen atyre që janë sekuestruar nga autoritetet rumune. Ai pritet t’i tregojë gjykatës se ndaj klientëve të tij nuk ka prova përtej një deklarate të vetme dhe se nuk është ndjekur procesi i duhur.

Andrew Tate ka krijuar ndjekës të shumtë në mediat sociale përmes mesazheve të tij shumë provokuese, të cilat i portretizojnë gratë si të nënshtruara ndaj burrave.

Lifestyle #dalin para gjykates #vellezerit Tate